Kosovë Lajme

Osmani i kërkon Papa Leonit njohjen e Kosovës: Shpresojmë që të merret vendimi nga Vatikani

 

 

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot është pritur në Selinë e Shenjtë, në audiencë nga Papa Leo XIV në Pallatin Apostolik në Vatikan.

Ajo, përmes një videomesazhi, tha se kjo është një ditë shumë e rëndësishme për marrëdhëniet mes Republikës së Kosovës dhe Vatikanit.

E para e vendit shpreson që të merret vendimi i shumë pritur për njohjen nga Vatikani, gjë që do të kontribuonte për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë dhe në kontinentin evropian. Osmani tha se e ka ftuar Papa Leon XIV për të vizituar Kosovën.

“Paraqita shpresën dhe besimin e gjithë popullit të Kosovës që Vatikani më në fund të marrë vendimin e shumëpritur që ta njohë Republikën e Kosovës, me shpresën që një vendim i tillë do të kontribuonte edhe në mirëqenien më të madhe të Kosovës dhe popullit të Kosovës”, tha presidentja Osmani. /Reporteri.net/