OKB-ja përfundon hetimin ndaj prokurorit Karim Khan, dyshohej për ngacmim seksual

 

 

Kombet e Bashkuara kanë përfunduar hetimin ndaj kryeprokurorit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Karim Khan, lidhur me akuzat për ngacmim seksual.

Lajmi u bë i ditur të premten nga gjykata.

Sipas njoftimit zyrtar, rezultatet e hetimit do të mbeten konfidenciale derisa të shqyrtohen nga një trup i ri gjyqsor. Ky proces pritet të zgjasë deri në 30 ditë.

Gjatë kohës së zhvillimit të hetimit, Khan ishte tërhequr përkohësisht nga detyra.

Karim Khan është akuzuar se, për më shumë se një vit, ka ushtruar presion ndaj një ndihmëseje femër për të pasur marrëdhënie seksuale me të, si dhe se e ka prekur atë në mënyrë të papërshtatshme, pa pëlqimin e saj. Ai i ka mohuar kategorikisht këto akuza, duke deklaruar se pretendimet janë të pavërteta.

Nga ana tjetër, disa zyrtarë të gjykatës kanë sugjeruar se akuzat mund të jenë pjesë e një fushate denigruese, duke përmendur mundësinë e përfshirjes së shërbimeve izraelite të zbulimit.

Karim Khan, avokat britanik, ishte emëruar kryeprokuror i Gjykatës Penale Ndërkombëtare në vitin 2021. Ai njihet gjithashtu për rolin e tij si mbrojtës i ish-ministrit të Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit në Kosovë, Fatmir Limaj, i cili ishte akuzuar për krim të organizuar dhe u shpall i pafajshëm në vitin 2017.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…