Nisin hetime për aeroplanin e rrëzuar në liqenin e Mavrovës, po drejtohej nga dy kosovarë

 

 

Komiteti për Hetimin e Aksidenteve Ajrore dhe Incidenteve Serioze (KHAAIS) ka nisur hetim pasi një avion i vogël sportiv u rrëzua dje në Liqenin e Mavrovës. Kryetari i Komitetit, Marjan Prposki, në një deklaratë për MIA tha se ekuipazhi i avionit nuk ndodhet në rrezik për jetën.

Ai shtoi se Komiteti ka marrë njoftim për rrëzimin e avionit sportiv të tipit Piper 28 rreth dje rreth orës 12:30, pas së cilës ekipet kanë dalë menjëherë në terren dhe kanë filluar hetimet.

“Avioni është në pronësi private dhe ka targa regjistrimi amerikane. Ekuipazhi nuk është në rrezik për jetën,” deklaroi Prposki, duke paralajmëruar se më shumë informacione nga hetimi do të publikohen në ditët në vijim.

Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Tetovë njoftoi se dy persona janë dërguar në spitalin e Gostivarit për shkak të lëndimeve të marra gjatë rrëzimit të avionit sportiv në Liqenin e Mavrovës.

“Sipas raportimit, nga avioni në tokë kanë arritur të dalin dy shtetas të Kosovës, J.P. (41) dhe D.M. (64), i cili drejtonte mjetin fluturues. Ata kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar në spitalin e Gostivarit për trajtim mjekësor,” deklaroi zëdhënësi i SPB Tetovë, Fatmir Rexhepi.

Në bisedë me zyrtarët policorë, D.M. ka deklaruar se për shkak të një problemi me motorin është detyruar të ulet në liqen.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…