Motra e Donika Kadaj-Bujupi, Ena Krasniqi, përfundimisht ka mbetur jashtë listës së partisë boshnjake VAKAT.
PZAP sot ka marrë vendim përmes të cilit ka refuzuar ankesën e koalicionit VAKAT, përmes të cilës kërkohej që Ena Krasniqi të regjistrohej si pjesë e listës për deputetë të kësaj partie.
Regjistrimin e saj si kandidate për deputete nga radhat e partisë minoritare VAKAT e kishte refuzuar edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Lidhur me kandidimin e motrës së Kadaj Bujupit, Ena Krasniqi, kishte reaguar ashpër para disa ditësh edhe Duda Balje.
Kjo e fundit ka thënë se garimi i Kadajt është qëllimisht për të keqpërdorur vendet e rezervuara për komunitetet joshumicë në Kosovë.
Ajo madje, garimin e Kadajt e ka lidhur si sulm i VAKAT karshi Baljes.
“Ky nuk është sulmi i parë nga VAKAT. Para dy zgjedhjeve, VAKAT ka marrë vota edhe nga komunat serbe dhe ka provuar të marrë vende me vota të serbëve. Tani po përpiqet edhe me zonjën Ena. Unë e respektoj, por nuk e njoh personalisht, nuk e kam parë kurrë në jetën time, dhe mendoj se ky veprim nuk është fer”, kishte thënë ajo.






