​Limaj: Pres drejtësinë – ata njerëz janë në të drejtën e Zotit siç ka qenë platforma jonë e UÇK-së

 

 

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj ka thënë se gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë duhet të merr fund, pasi lufta çlirimtare e Kosovës ka qenë e drejtë dhe e domosdoshme për lirinë e popullit shqiptar.

Limaj nga sheshi “Skënderbeu” në Shkup, kërkon drejtësi për ish-krerët e UÇK-së, duke shpresuar se kjo është protesta e fundit që po mbahet për kërkimin e drejtësisë dhe lirimit të tyre.

“Projekti i lirisë së Kosovës ka qenë i domosdoshëm, ata burra atje kanë qenë të çlirimit të Kosovës.. Mesazhi është sikur çdo tubime tjera, kërkesa për drejtësi, për kthimin e atyre burrave në vendin e vet, për një luftë çlirimtare, shpresoj kjo të jetë protesta e fundit për shqiptarët, asgjë më tepër ne nuk kërkojmë, drejtësi. Vërtetë është bërë shumë, para një jave kam bërë 20 vite nga lirimi im nga Haga dhe duhet të merr fund, testime të tilla kemi provuar vazhdimisht, nuk ka komandant zone të UÇK-së që nuk është futur përmes një procesi gjyqësorë. Lufta jonë çlirimtare ka qenë e drejtë.. Pres drejtësinë, ata njerëz janë në të drejtën e Zotit, siç ka qenë platforma jonë e UÇK-së, në të drejtën tonë të zotit për lirinë e kombit tonë”, tha Limaj.

  • Shkrime të ngjashme

    Faton Peci emëron nënkryetar të Mitrovicës të dënuarin për vjedhje të votave

    Komuna e Mitrovicës është bërë me nënkryetar të ri. Me propozim të kryetarit Faton Peci, në këtë pozitë është emëruar Enis Osmani, një figurë e njohur për angazhimin e tij politik, por edhe për përballjen me organet e drejtësisë. Vendimi…

    Gjykimi për Banjskën, dy të akuzuar nuk deklarohen sërish- tjetri thotë se nuk është fajtor

    Sot ka nisur vazhdimi i gjykimit në rastin “Banjska” në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pas ndryshimit të trupit gjykues. Rasti që më herët udhëhiqej nga gjyqtari Arben Hoti, tash drejtohet nga gjyqtari Ngadhënjim Arrni si kryetar i trupit gjykues, me…