Konfiskohen mbi 4.6 kilogramë kokainë dhe arrestohen katër persona – dy të tjerë në arrati

 

 

Policia e Kosovës ka bërë të ditur ka arrestuar katër persona si dhe ka konfiskuar mbi 4.6 kilogramë kokainë, pas realizimit të planit taktik “Kulla”, në koordinim me Prokurorinë dhe zyrtarë të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, shkruan Reporteri.net.

Të arrestuarit janë shtetas të Kosovës dhe të Shqipërisë.

Ndërsa, Policia njofton se dy persona të tjerë ndodhen në arrati.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Hetuesit policorë nga Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN)-Ferizaj, në koordinim me prokurorinë dhe bashkëpunim me zyrtarë nga AKI, pas një hetimi disa mujorë, dje më 12.12.2025, kanë zbatuar një plan taktik të emërtuar ‘Kulla’ me qëllim arrestimin e të dyshuarve për përfshirje në trafikim me lëndë narkotike.

Gjatë realizimit të operacionit policor, hetuesve të DHTN-Ferizaj i kanë ofruar mbështetje njësit tjera policore nga DHTN Prishtinë, NjSI e njësi tjera mbështetëse. Policia ka arrestuar katër të dyshuar: A.L., (mashkull shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1973), M.B., (mashkull shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1971, A.B., (mashkull kosovar, viti i lindjes 1997) dhe A.B., (mashkull kosovar, viti i lindjes 1993). Po ashtu dy të dyshuar nuk janë hasur nga policia dhe ndodhen në arrati.

Policia, si prova materiale gjatë realizimit të operacionit, ka gjetur dhe konfiskuar:

• substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit kokainë me peshë totale 4620.4 gr., e mbështjellë në katër paketime, me vlerë tregu rreth 140 mijë euro,

• një pistoletë me 14 fishekë,

• dy telefona celular,

• para (euro, lekë dhe dollar kanadez),

• dy vetura dhe një motor katër-rrotësh.

Të dyshuarit, pas intervistimit me aktvendim nga prokuroria janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë.

 

 

  • Shkrime të ngjashme

    Aksident fatal në rrugën Komoran-Carralevë, një i vdekur e katër të lënduar

    Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur sot rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë. Një person ka vdekur e katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.…

    E zhdukur prej tetorit në Itali, gjendet trupi i pajetë i 35-vjeçares shqiptare: Ishte 40 kilometra larg shtëpisë

    Ishte zhdukur më 22 tetor, pasi ishte parë për herë të fundit në qendër të qytetit. Sot, të enjten më 15 janar, erdhi lajmi tragjik. Trupi i pajetë i Floresha Prengut, 35 vjeçe, banore në Trento, u gjet rreth 40…