Lajme Shqipëri

Gjendet e vdekur një grua në bregdetin e Durrësit

 

 

Një grua është gjetur e mbytur ditën e sotme në Durrës.

Mësohet se gruaja e cila ende nuk është identifikuar është gjetur pranë shëtitores Taulantia dhe pritet nxjerrja e trupit të saj nga uji.

Nga informacionet paraprake, Ballkan Web raporton se gruaja mund të jetë vetëmbytur pasi në breg ka lënë çantën e saj.

Pritet njoftimi i policisë për më shumë detaje në lidhje me këtë ngjarje.