Ali Ahmeti: Thaçi dhe të tjerët duhet të shpallen të pafajshëm, akuzohen për vepra që nuk i kanë bërë

 

 

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka thënë se procesi në Hagë kundër Hashim Thaçit dhe të tjerëve duhet të përfundoj  me epilog të pafajësisë.

Ai tha se ata akuzohen për vepra të pabëra, shkruan KFVA.

“Ky proces duhet të marrë epilog të pafajësisë sepse Hashim Thaçi, Kadri Veslei, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe ushtarë që ndodhen në Hagë akuzohen për vepra të pabëra”

“Tërë procesin e kemi përcjellë mbase na dridhej lekura kur dëgjonim për akuza që na i kishte bërë Beogradi e Moska, si terrorist, kriminel e banditë. Ne kemi dashur lirinë, por jo duke ia mohuar lirinë popujve tjerë, ushtria jonë nuk ka qenë kundër asnjë populli, as popullit serb”, ka thënë Ahmeti.

Ai tha se Thaçi dhe të tjerët janë angazhuar për çlirimin e popullit të vet.

“Kërkojmë drejtësi për çlirimtarët”, tha Ahmeti.

Gjatë fjalës së tij, Ahmeti falënderoi ShBA-në, Bashkimin Evropian dhe NATO-n për mbështetjen që i kanë dhënë UÇK-së, duke ndihmuar në ndalimin e gjenocidit ndaj popullit të Kosovës.

  • Shkrime të ngjashme

    Hoti paralajmëron dorëheqje nga organet e LDK-së: Partisë i nevojitet lidership i ri

    Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka paralajmëruar dorëheqjen nga organet e partisë, duke theksuar ka thënë se pas rezultatit të dobët më 28 dhjetor LDK-së i nevojitet lidership i ri. Ai ka thënë se më 2021, LDK…

    Zelensky falënderon Shqipërinë për mbështetjen

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pas takimit me ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka shprehur mirënjohje ndaj Shqipërisë për, siç tha ai, mbështetjen ndaj vendit të tij që nga fillimi i luftës. Spiropali po…