Lajme Shqipëri

Zgjidhet shefi i ri i SPAK, ky është prokurori që do ta pasojë Altin Dumanin

 

 

Prokurori i Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) në Shqipëri, Klodian Braho, është zgjedhur kryetar i ri i SPAK’ut.

Braho ishte në mesin e katër kandidatëve për kreun e SPAK.

Ai u zgjodh kryetar me shtatë vota pro të anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, organit më të lartë të sistemit prokurorial në Shqipëri.

Braho do të ketë një mandat tre-vjeçar në krye të SPAK.

Deri tash, këtë pozitë e ka mbajtur Altin Dumani.