“Unë jam Kryeministër i Kosovës”, Kurti për reagimin e Ambasadës amerikane për moscertifikimin e Listës Serbe

 

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka certifikuar listën e kandidatëve të Listës Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit. Ishte VV-ja ajo që kishte votuar kundër, gjë për të cilën Ambasada amerikane në Prishtinë tha se këto përpjekje të VV-së janë përçarëse, shkruan KFVA.

Lidhur me këtë, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti i pyetur për këtë vendim të KQZ-së dhe reagimin e Ambasadës së Amerikës, ka thënë se këto janë çështje të tyre, dhe se ai është Kryeministër i Kosovës.

“Ajo është çështje e Ambasadës Amerikane, është çështje e KQZ-së, unë jam kryeministër i Republikës së Kosovës”, deklaroi Kurti pasi mori pjesë në vendosjen e gurthemelit të stadiumit në Podujevë.

Në votimin për certifikimin e Listës Serbe, dy vota ishin për, dy kundër dhe shtatë abstenime.

Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi dhe anëtarja serbe kishin votuar për, ndërsa dy anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi, kishin votuar kundër.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…