Kosovë Kronika- Zezë Lajme

Rrahje te Mensa e Studentëve në Prishtinë, arrestohen tre persona – Policia jep detaje

 

 

Tre persona janë përfshirë në një rrahje te Mensa e Studentëve në Prishtinë.

Rastin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Prishtinë, Enis Pllana.

Pllana tha se të tre personat janë shoqëruar në Polici dhe se njëri ka pësuar lëndime trupore.

“Sot rreth orës 09:30 është pranuar informata për një rrahje në progres në rrugën ‘Agim Ramdani’ në Prishtinë. Me të marrë informatën policia, ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar 3 persona të cilët ishin të përfshirë në rast. Nga informacionet e para dyshohet që një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, ka deklaruar Pllana.