Publikohet sot raporti ‘Kostoja e Politikës në Kosovë’

 

 

Democracy Plus (D+) dhe Westminster Foundation for Democracy (WFD) sot bëjnë publikimin e raportit “Kostoja e Politikës në Kosovë”, një studim që analizon shpenzimet e kandidatëve për deputetë gjatë zgjedhjeve nacionale të vitit 2025 dhe ndikimin e tyre në konkurrencën politike, barazinë e mundësive dhe integritetin zgjedhor.

Prezantimi i raportit do të bëhet nga Albert Krasniqi, Drejtor i Programeve, Democracy Plus (D+). Ndërsa të ftuar për diskutim në panel janë: Graeme Ramshaw, Drejtor për Cilësinë dhe Inovacionin, WFD, Valdete Daka, Ish-kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Besnik Tahiri, Ish-deputet i Kuvendit të Kosovës.

  • Shkrime të ngjashme

    Policia has në mbi 350 automjete të paregjistruara vetëm në dy javët e para të janarit

    Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm brenda dy jave, ka hasur 353 automjete të paregjistruara vetëm në rajonin e Prishtinës, në kuadër të zbatimit të planit operativ “Sezoni Dimëror”. Sipas Policisë, kjo paraqet problem serioz për sigurinë në trafik,…

    Rinumërohen 216 vendvotime, në 15 komuna përmbyllet procesi

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave. Sipas njoftimit, deri tash në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë rinumëruar 216 vendvotime nga 914 vendvotime. Komunat në të cilat ka përfunduar…