Pep Guardiola vlerëson futbollistët e tij pas fitores ndaj Realit

 

 

Manchester City ka marrë fitore me përmbysje ndaj Real Madridit 2-1 në një ndeshje spektakolare në Ligën e Kampionëve.

Pep Guardiola u shpreh për TNT Sports pas fitores 2-1 të Manchester Cityt ndaj Real Madridit në “Santiago Bernabeu”, një triumf i rëndësishëm në një nga stadiumet më të vështira në botë.

“Mund të ishte më mirë. Shumë e vështirë këtu. Katër ose pesë lojtarë luajtën për herë të parë në këtë stadium. Duke fituar këtu, duhet të jemi të lumtur, veçanërisht për sa i përket pikëve”.

“Kemi 13 dhe tani gjithçka është në duart tona për të përfunduar mes tetë ekipeve të para. Ky është objektivi. Të fitosh këtu, sidomos pas Leverkusenit, është shumë mirë”, tha Pep.

Trajneri spanjoll vlerësoi paraqitjen e lojtarëve të rinj në këtë sfidë.

“Matheus Nunes ishte shumë i mirë. Mbrojtësit e krahut po ashtu. Rayan Cherki luajti për herë të parë këtu. Nico O’Reilly pati një performancë të jashtëzakonshme”.

“Jeremy Doku na ndihmoi shumë me energjinë dhe lëvizjet e tij. E nisëm me një gabim, por prisja që ata të bënin presion më të lartë. Në fakt, ranë më poshtë dhe për ne u bë më e vështirë, por e pranuam këtë ritëm”, raporton KFVA.

Guardiola foli edhe për cilësitë e jashtëzakonshme të lojtarëve të Real Madridit.

“Rodrygo, Vinicius Jr, Jude Bellingham… lojtarë të shkëlqyer. Shpejtësia që ata kanë në sulm është shumë e rrezikshme. Prandaj nuk mund të qëndrosh lart, duhet të jesh i përkushtuar në mbrojtje. Në disa momente na mungoi diçka, kështu që ka ende hapësirë për t’u përmirësuar”, përfundoi Pep.

  • Shkrime të ngjashme

    “Pezullim i përkohshëm”, ambasada amerikane flet pas vendimit për vizat imigruese

    Departamenti amerikan i Shtetit të mërkurën dha lajmin se ka marrë vendim për pezullimin e përpunimit të vizave të imigrantëve për qytetarët e 75 vendeve, përfshirë edhe Kosovën. Ambasada amerikane ka dhënë shpjegime. Pas publikimit nga presidenti amerikan, Donald Trump,…

    I deklaroi rrejshëm për t’i ikur tatimit, Dogana kap barna rreth 49 mijë euro

    Në Zyrën e Brendshme Doganore në Prishtinë është paraqitur për kontroll një dërgesë mallrash, për të cilën gjatë verifikimit dokumentar dhe ekzaminimit fizik janë konstatuar mospërputhje ndërmjet përshkrimit të deklaruar dhe gjendjes faktike. Sipas Doganës, mallrat ishin deklaruar si lëndë…