OVL-UÇK i përgjigjet Mickoskit: Protesta e 13 dhjetorit është paqësore, dramatizimi politik i panevojshëm

 

 

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, i cili paralajmëroi formimin e një “shtabi krize” për protestën e 13 dhjetorit në Shkup. Në një deklaratë për media, OVL-UÇK theksoi se protesta është plotësisht paqësore, qytetare dhe demokratike. “Kjo është protestë në mbrojtje të dinjitetit tonë dhe kundër padrejtësive në Hagë, pa asnjë prapavijë partiake,” thuhet në reagim.

Veteranët kritikuan Mickoskin për, siç thanë, tendencën e paraqitjes së tubimit si rrezik për sigurinë publike.

“Deklaratat e Kryeministrit Mickoski për formimin e një ‘shtabi krize’ vetëm sa krijojnë tensione të panevojshme dhe përpiqen ta paraqesin një tubim demokratik si rrezik,” theksoi OVL-UÇK. Organizata siguroi qytetarët se protesta është e koordinuar dhe garanton qetësi, duke bërë thirrje që institucionet e shtetit të Maqedonisë së Veriut të mos e politizojnë të drejtën e protestës.

“Liria e shprehjes dhe e tubimit është e garantuar, dhe ne do ta ushtrojmë atë me përgjegjësi dhe dinjitet,” përfundon reagimi.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…