Kurti: Transmetim mund të ketë pasur, por jo blerje të energjisë nga Serbia

 

 

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka mohuar fuqishëm pretendimet se Kosova ka blerë energji elektrike nga Serbia.

Ai tha se këto informacione janë të pavërteta dhe se institucionet kompetente e kanë sqaruar këtë çështje.

Sipas Kurtit, si ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli, ashtu edhe deputeti Armend Muja, kanë dhënë shpjegime të detajuara që tregojnë se akuzat për blerje të energjisë nga Serbia janë dezinformata.

“E kanë sqaruar gjerë e gjatë edhe Artane Rizvanolli edhe Armend Muja, e kanë shpjeguar se nuk ka asgjë të bëjë me të vërtetën, madje tabelat e shifrat flasin që janë dezinformata,” tha ai në një intervistë për Kanal 10.

Kurti shtoi se mund të ketë pasur transmetim të energjisë nga Serbia nëpër rrjetin e Kosovës, por kjo nuk nënkupton blerje të energjisë nga ana e institucioneve kosovare.

“Ka mundësi që ka pasur transmetim të energjisë nga Serbia nëpër Kosovë në nivel tjetër, por kjo nuk do të thotë që ne kemi blerë energji elektrike. Energji elektrike nuk blen as KEK-u, lëre më unë; e kemi KEK-un dhe KESCO-n,” tha ai.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…