Kosovë Lajme

Kurti emëron Imri Demelezin ministër në detyrë të Bujqësisë

 

 

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Imri Demelezin në pozitën e Ministrit në detyrë në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Demelezi do të marrë drejtimin e këtij dikasteri pas largimit të Faton Pecit, i cili zyrtarisht po e merr detyrën e Kryetarit të Komunës së Mitrovicës së Jugut, pas zgjedhjeve lokale të mbajtura më 9 nëntor.

Nga zyra e kryeministrit është bërë e ditur se emërimi i Demelezit vjen për të siguruar vazhdimësi në punët dhe përgjegjësitë e ministrisë deri në formimin e Qeverisë së re.