Kurti bëhet pishmanli që i quajti ish-partitë opozitare “hajvana”: Duhej ta gjeja një fjalë tjetër

 

 

Kryeministri në detyrë Albin Kurti si duket i ka ra pishman pasi muaj më parë ish-paritë opozitare i quajti “hajvana”, shkruan Periskopi.

I pyetur në lidhje me këtë deklaratë skandaloze të tij, Kurti tha se “ndoshta është dashtë ta gjejë ndonjë fjalë tjetër”

“Nuk është e vërtetë që e kam quajtur gjithë opozitën ashtu. Ajo çfarë kam thënë unë në raport me premtimet lajthitëse që në rastin më të mirë janë iracionale dhe ato kishin të bëjnë ta zëmë buxheti i shtetit premtonin që do të jetë më I madh se brutoprokukti vendor, në anën tjetër thonin se do t’i rrisnin paga 50% e pensionet 70 %…pra iracionaliteti lajthitës I këtyre premtimeve ka bërë që unë të them ashtu sic thash që ndodhta është dashtë të gjejë ndonjë fjalë tjetër”, tha Kurti mes tjerash.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…