Kosovë Kronika- Zezë Lajme

Kamioni godet për vdekje një këmbësore në Prizren

 

 

Një aksident me fatalitet ka ndodhur në Prizren, ku një kamion me beton ka goditur për vdekje një këmbësore. Viktima nuk u ka mbijetuar plagëve.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka konfirmuar rastin.

Bytyqi tha se shoferi i kamionit është shoqëruar në polici.