Vdes legjenda e boksit kosovar

 

 

Vdes në moshën 74-vjeçare Nazif Gashi, një nga emrat më të mëdhenj dhe më të respektuar në historinë e boksit kosovar.


Lajmi për ndarjen e tij nga jeta është bërë i ditur nga familjarët, duke pikëlluar komunitetin sportiv dhe gjithë ata që e njohën kontributin e tij.

Gashi ka pasur një karrierë të jashtëzakonshme si boksier dhe konsiderohet si një prej figurave kyçe që e ngritën boksin kosovar në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Ai ishte pjesë e gjeneratës së artë të Klubit të Boksit “Prishtina”, ekip që për vite të tëra dominoi në ish-shtetin federativ dhe la gjurmë të pashlyeshme në historinë e boksit në ish-Jugosllavi.

Në vitet ’70 dhe ’80, Gashi së bashku me bashkëlojtarët e tij i dha sportit kosovar momente të mëdha krenarie, duke u bërë frymëzim për gjenerata të tëra boksierësh dhe sportdashësish. Kontributi i tij në ring, si dhe personaliteti i tij jashtë tij, e bënë një figurë të dashur dhe të respektuar.

Largimi i Nazif Gashit lë një boshllëk të madh, por trashëgimia dhe ndikimi i tij në sport do të mbeten të paharrueshme.

  • Shkrime të ngjashme

    I deklaroi rrejshëm për t’i ikur tatimit, Dogana kap barna rreth 49 mijë euro

    Në Zyrën e Brendshme Doganore në Prishtinë është paraqitur për kontroll një dërgesë mallrash, për të cilën gjatë verifikimit dokumentar dhe ekzaminimit fizik janë konstatuar mospërputhje ndërmjet përshkrimit të deklaruar dhe gjendjes faktike. Sipas Doganës, mallrat ishin deklaruar si lëndë…

    Faton Peci emëron nënkryetar të Mitrovicës të dënuarin për vjedhje të votave

    Komuna e Mitrovicës është bërë me nënkryetar të ri. Me propozim të kryetarit Faton Peci, në këtë pozitë është emëruar Enis Osmani, një figurë e njohur për angazhimin e tij politik, por edhe për përballjen me organet e drejtësisë. Vendimi…