Botë Lajme

Trump: Forcat amerikane kanë sekuestruar një tanker pranë brigjeve të Venezuelës

 

 

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar forcat amerikane kanë ndaluar dhe sekuestruar një cisternë nafte të sanksionuar pranë brigjeve të Venezuelë.

Trump ka nënvizuar se ky tanker është më i madhi i sekuestruar ndonjëherë duke shtuar se detaje të tjera lidhur me këtë çështje do jepen në vazhdimësi.

“Siç ndoshta e dini, sapo kemi sekuestruar një tanker në bregdetin e Venezuelës, një të madh… në fakt, më i madhi i sekuestruar ndonjëherë… do ta shihni këtë më vonë dhe do të flasim për këtë më vonë me disa njerëz të tjerë”, u tha presidenti gazetarëve gjatë një eventi në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën pasdite.