Ridvan Muharremi ngatërron sallën në gjykatë, momenti kur futet brenda me duar në xhepa

 

 

I akuzuari në rastin me rezervën shtetërore, Ridvan Muharremi, dhe avokati i tij, e kanë ngatërruar sallën për shqyrtimin fillestar.

Ata kanë arritur disa minuta me vonesë në seancë, teksa avokati i Muharremit i kërkoi falje gjykatësit për vonesën dhe i sqaroi se kanë shkuar në një sallë tjetër. Muharremi u fut në sallë me duar në xhepa, shkruan KFVA

Gjykatësi pastaj sqaroi se fillimisht ishte paraparë që seanca të mbahej në një sallë tjetër, por për shkak të interesimit të madh të mediave, është ndërruar salla në momentin e fundit.

“Keni të drejtë se njëherë është caktu paraprakisht, por për shkak të hapësirës dhe interesimit të madh e kemi ndërru sallën në momentin e fiundit”, ka deklaruar gjykatësi.

Për dallim nga Muharremi, Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, nuk është paraqitur në gjykatë.

Shqyrtimi fillestar dështoi dhe seanca e radhës në këtë rast është caktuar më 13 janar, në ora 09:30.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…