Përparim, qiti dritat n’shesh: Prishtina e zymtë për festat e fundvitit

 

 

Në prag të festave të fundvitit, ndryshe nga kryeqytetet tjera të Europës, në Prishtinë atmosfera e festave po mungon, shkruan KFVA.

Kryeqyteti që në krye ka kryetarin e sapozgjedhur, Përparim Rama dhe drejtoreshë për Kulturë ka Sibel Halimin – kanë dështuar që emocionin e festave të fundvitit ta dhurojnë tek qytetarët e Prishtinës, por jo vetëm.

Anipse vazhdojnë problemet Komunë -Qeveri për sheshin nga rruga e Hotel Grand e deri tek Katedralja, kjo nuk i ndalë dy përgjegjësit e Komunës që dekorimet të vendosen në sheshin Zahir Pajaziti, Nëna Tereza, Skënderbeu dhe Ibrahim Rugova.

Periskopi ka provuar të kontaktojë me drejtoreshën e Kulturës, Sibel Halimi, por e njëjta nuk i është përgjigjur telefonatës.

Në të kaluarën, ka pasur raste që dekorimi i kryeqytetit të nis qysh në ditën e parë të muajit nëntor. Por, ka pasur edhe raste kur është vonuar deri në javën e fundit të dhjetorit, e që kishte pasur kritika ndaj kryetarit, në atë kohë Shpend Ahmeti.

Se a do të ketë dekorime të kryeqytetit ditëve në vazhdim, kjo mbetet në dorën e udhëheqësve të Komunës.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…