Nesër vazhdon gjykimi për vrasjen e Auron Thaçit, dëshmojnë pronarët e picerisë

 

 

Nesër (e enjte) në ora 13:00, në Gjykatën Themelore të Prizrenit, pritet të zhvillohet seanca e radhës gjyqësore për vrasjen e 26-vjeçarit Auron Thaçi, i cili humbi jetën një vit më parë pas një therjeje me thikë.

Kësaj radhe, para trupit gjykues është planifikuar të dalin pronarët e picerisë ku, sipas dosjes hetimore, viktima u hodh nga të akuzuarit nga një veturë në lëvizje.

Auroni ishte plagosur rëndë në Prizren dhe, pavarësisht përpjekjeve mjekësore, ndërroi jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), duke mos arritur t’u mbijetonte plagëve të marra. Dyshohet se pas sulmit ai është braktisur nga të dyshuarit, të cilët e kanë hedhur nga makina ndërsa ajo ishte në lëvizje.

Për këtë rast, në paraburgim ndodhen dy persona: Enes Ay dhe Hajrullah Brcani. Enes Ay po hetohet për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, që ka përfunduar me vdekjen e Auron Thaçit.

Hajrullah Brcani po mbahet për veprat “Mosdhënia e ndihmës” dhe “Moslajmërimi i veprave penale apo kryerësve të tyre”.

Ngjarja kishte tronditur opinionin publik për shkak të rrethanave të rënda dhe dyshimeve për përfshirjen e personave të afërt me viktimën. Një vit pas tragjedisë, familja e Auronit vazhdon të kërkojë drejtësi, ndërsa rasti rikthehet nesër në gjykatë për një tjetër fazë të rëndësishme të hetimeve.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…