Kushti i ri që SHBA pritet të vendosë për turistët: Historikun e rrjeteve sociale

 

 

Administrata e Donald Trump ka propozuar një rregull të ri që detyron të gjithë turistët e huaj të dorëzojnë pesë vitet e historikut të rrjeteve sociale përpara hyrjes në SHBA. Përveç profileve sociale, udhëtarët do të duhet të japin edhe email-et, numrat e telefonit dhe informacion mbi familjarët.

Masat vijnë pas politikave të fundit të administratës për verifikim të shtuar të imigrantëve, përfshirë kontrollin për “anti-amerikanizëm” te aplikantët për viza dhe karta të gjelbra. Autoritetet amerikane thonë se përfitimet e imigracionit janë “privilegj, jo e drejtë”, ndërsa publiku ka 60 ditë kohë për të komentuar rregullin e ri, raporton Daily Mail,

Ndërsa SHBA pritet të presë mijëra vizitorë për Kupën e Botës 2026 dhe Lojërat Olimpike 2028, politikat e reja mund të ndikojnë ndjeshëm në procesin e hyrjes së udhëtarëve të huaj.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…