Konfirmohet dueli i madh i boksit

 

 

Mike Tyson ka konfirmuar se ndeshja e shumëpërfolur miqësore me Floyd Mayweather do të zhvillohet në muajin mars dhe do të mbahet në Afrikë. Dy legjendat e boksit, të cilat prej vitesh kanë ndezur diskutime për një duel të mundshëm, më në fund kanë rënë dakord për datën dhe vendin.

Tyson pranoi se fillimisht nuk besonte se përballja do të ndodhte, derisa Mayweather e konfirmoi vendimin e tij. “Mendova: Nuk ka mundësi që kjo të ndodhë. Por Floyd tha po”, shpjegoi ai duke theksuar se boksi ka hyrë në një epokë të paparashikueshme

Ai shtoi se tensionet e viteve mes tyre dhe dëshira e Mayweather ishin faktorë kyç që e shtynë duelin përpara. “Ende nuk mund ta besoj që Floyd dëshiron ta bëjë vërtet këtë. Do të jetë e dëmshme për shëndetin e tij, por ai dëshiron ta bëjë”, tha Tyson.

Me përballjen tashmë të zyrtarizuar, Tyson mendon se eventi do të jetë monumental. “Kjo do të jetë e pabesueshme. Do t’i thyejmë të gjitha rekordet. Do të jetë një nga ngjarjet më të mëdha në historinë e sportit”, theksoi ai.

 

  • Shkrime të ngjashme

    Udhëheqësja e opozitës venezueliane ia dhuron Trumpit Nobelin për Paqe

    Udhëheqësja e opozitës venezueliane, María Corina Machado, ia ka dhuruar medaljen e saj të Çmimit Nobel për Paqe presidentit Donald Trump gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se kjo ishte një shenjë mirënjohjeje për angazhimin e tij…

    Bibiliotekisti merrte pagë pa shkuar në punë, arrestohet edhe Drejtori i shkollës – dyshohet se dëmtuan buxhetin mbi 19 mijë euro

    Policia e Kosovës ka arrestuar Drejtorin e një shkollë në Gjilan, si dhe një zyrtar në po të njëjtën shkollë. Ata dyshohen për keqpërdorim të pozitave dhe se kanë dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerë mbi 19 mijë euro, shkruan…