KFOR forcon sigurinë e Prishtinës: Dhuron pajisje të reja zjarrfikësve për reagim më të shpejtë ndaj emergjencave

 

 

Ekipi i Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak (CIMIC) dhe Ekipi i Monitorimit Ndërlidhës (LMT) i Komandës Rajonale Lindje të misionit KFOR, i udhëhequr nga NATO, mori pjesë në një ceremoni zyrtare për të dorëzuar pajisje të reja zjarrfikëse Departamentit të Zjarrfikësve të Komunës së Prishtinës.

Ky donacion ka për qëllim të rrisë aftësinë e zjarrfikësve për t’iu përgjigjur emergjencave në mënyrë të shpejtë dhe efektive, duke përmirësuar sigurinë e tyre gjatë operacioneve të rrezikshme dhe duke mbrojtur banorët e Kosovës.

“Donacioni i KFOR-it rrit aftësinë e zjarrfikësve për t’iu përgjigjur shpejt dhe në mënyrë efektive emergjencave, duke përmirësuar sigurinë e zjarrfikësve gjatë operacioneve të vështira dhe duke mbrojtur njerëzit që jetojnë në të gjithë Kosovën. Në përputhje me mandatin e KFOR-it, aktivitetet e CIMIC synojnë të promovojnë mirëqenien e të gjithë njerëzve në Kosovë duke mbështetur institucionet lokale”, thuhet në njoftim.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…