Ekonomia për toke: Inflacioni në Kosovë arrin në 5.3%, këto janë produktet që u shtrenjtuan

 

 

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) për muajin nëntor 2025, duke raportuar një rritje vjetore të çmimeve prej 5.3% dhe një rritje mujore prej 0.4%.


Sipas të dhënave zyrtare, krahasimi mes nëntorit 2025 dhe nëntorit 2024 tregon se inflacioni është nxitur kryesisht nga shtrenjtimi në disa grupe kyçe të COICOP-it.

Rritjet më të larta janë shënuar te shërbimet e tjera në lidhje me pajisjet personale të transportit (18.1%), pemët (16.1%), energjia elektrike (15.5%), biletat e fluturimeve (14.6%), mirëmbajtja dhe riparimi i pajisjeve personale të transportit (14.1%), kafe, çaj dhe kakao (14%), mish (13.7%), pushime të organizuara (13.5%), qumësht, djathë dhe vezë (10.5%), lëndë djegëse të ngurta (9.6%).

Grupet e tjera që kanë kontribuar në rritjen totale prej 5.4 pikë përqindje përfshijnë shërbimet ambulatore, hotelerinë, pajisjet terapeutike, duhanin, kujdesin personal, vajrat dhe yndyrat, si dhe prodhimet ushqimore.

Rënie vjetore e çmimeve është vërejtur vetëm te karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal (-0.8%) dhe te blerja e automjeteve (-0.5%), me ndikim të përgjithshëm prej -0.1% në indeks.

Krahasuar me tetorin 2025, IHÇK është rritur me 0.4%. rritja mujore është nxitur nga shtrenjtimet te:

Shërbimet e tjera të transportit personal (5.1%), qumësht, djathë dhe vezë (4.2%), perime (3%), energjia elektrike (1.8%), karburantet (1.6%), mish (1.1%), kujdes personal (1%), kafe, çaj dhe kakao (1%).

Rënie e theksuar mujore është regjistruar te biletat e fluturimeve (-15.9%) dhe pushimet e organizuara (-8.2%), duke zbutur pjesërisht presionet inflacionare.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…