Avokati i familjes Ademaj: Shitja e armës për vrasjen e Liridonës nuk krahasohet me asnjë rast tjetër

 

 

Avokati i familjes së të ndjerës Liridona Ademaj, Leutrim Syla, ka deklaruar se dënimi prej 5 vjetësh dhe 5 mijë euro gjobë ndaj të akuzuarit Tom Dodaj, për shitjen e armës me të cilën u vra Liridona, nuk mund të konsiderohet i lartë.

Syla ka theksuar se nuk ekzistojnë raste të ngjashme në praktikën gjyqësore që mund të shërbejnë për krahasim.

“Shitja e armës për vrasjen e Liridona Ademajt unë konsideroj që nuk mund të krahasohet me shitjen e një arme siç ndodh rendomë. Si rrjedhojë, nuk mund të kemi një krahasim gjyqësor për matjen e dënimit dhe për të gjetur një analogji për matjen e dënimit në raste të ngjashme, sepse nuk ka një rast të ngjashëm”, ka thënë avokati në emisionin FIVE.

Ai shtoi se gjykata ka vendosur një dënim pak më shumë se gjysma e maksimumit të parashikuar ligjor, duke mos shkuar nën minimum dhe jo deri në 8 vjet, sa është maksimumi ligjor.

Seanca e Gjykatës së Apelit ndaj Tom Dodajt u mbajt këtë të mërkurë, ku prokuroria kërkoi vërtetimin e dënimit, ndërsa mbrojtja kërkoi zbutjen e tij.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…