Avioni në Florida përplaset mbi një veturë

 

 

Një avion Beechcraft 55 është përplasur mbi një veturë Toyota Camry në autostradën I-95 në Brevard County, Florida, të hënën mbrëma, përcjell Reporteri.net

Të gjithë mbijetuan dhe nuk pati lëndime serioze, sipas mediumit lokal WESH-TV.

Në video shihet avion që bie mbi veturën e cila po lëvizte në shiritin e mesit. Avioni e godet nga mbrapa veturën, dhe vazhdon të rrëshqasë, duke nxjerrë shkëndija derisa ndalet.

Gruaja 57-vjeçare që po voziste Toyotan u dërgua në spital me lëndime të lehta, raportojnë mediat.

Dy pasagjerët e avionit — të dy 27 vjeç — dolën prej tij pa asnjë lëndim.

Sipas raportimit, piloti kishte njoftuar më herët për probleme me motorin para tentimit për ulje emergjente. Avioni thuhet se humbi fuqinë në të dy motorët pasi ishte ngritur për një fluturim mësimor nga Merritt Island aty pranë.

 

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…