Ambasada e ShBA’së dhe Policia me stërvitje të përbashkët të premten, paralajmërohet për mbyllje të rrugëve e sirena

 

 

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka njoftuar se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës do të zhvillojë një stërvitje të përbashkët në shkallë të gjerë të premten.

Stërvitja do të zgjasë nga ora 15:00 deri në 21:00 dhe do të fokusohet në menaxhimin e krizave, koordinimin ndër-institucional dhe procedurat e reagimit emergjent, shkruan Reporteri.net.

“Ajo është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës për të forcuar bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe për të siguruar gatishmërinë në reagimin ndaj një sërë incidentesh të mundshme”, thuhet në njoftim.

Në njoftim theksohet se ambasadat dhe konsullatat e Shteteve të Bashkuara shpesh zhvillojnë stërvitje me qëllim përgatitjen e stafit për emergjenca natyrore ose të shkaktuara nga njeriu.

“Në përgjithësi, këto realizohen përmes stërvitjeve të brendshme teorike ose në shkallë të vogël. Megjithatë, marrëdhëniet e forta bilaterale dhe bashkëpunimi ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Qeverisë së Kosovës krijojnë një mundësi të veçantë për zhvillimin e një stërvitjeje të përbashkët, në shkallë të gjerë dhe me veprim të drejtpërdrejtë për menaxhimin e krizave në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Gjatë stërvitjes, mund të ketë:

-Prani të shtuar të Policisë së Kosovës dhe personelit të sigurisë së Ambasadës së SHBA-së në afërsi të Ambasadës dhe zonave të tjera të caktuara për stërvitje në Prishtinë;

-Pengesa dhe devijime të përkohshme të trafikut, përfshirë mbyllje afatshkurtra të rrugëve sipas udhëzimeve të Policisë së Kosovës;

-Përdorim të mundshëm të sirenave, altoparlantëve dhe efekteve të tjera stërvitore që mund të vërehen nga banorët dhe kalimtarët.

“Ambasada e SHBA-së thekson se kjo është vetëm një stërvitje, jo përgjigje ndaj ndonjë incidenti real. Ne kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e publikut dhe ju ftojmë të ndiqni çdo udhëzim të dhënë nga Policia e Kosovës gjatë kësaj periudhe”, thuhet në njoftim./Reporteri.net

 

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…