Kosovë Kronika- Zezë Lajme

Vdes 26-vjeçari që mori lëndime të rënda në aksidentin në Leposaviq

 

 

Ka vdekur 26-vjeçari, i cili ishte në gjendje kritike, pas aksidentit që ndodhi sonte në Leposaviq.

Lajmin për Reporteri.net e ka konfirmuar Erduan Baliqi, shef i planifikimit në kuadër të Operativës Rajonale në Mitrovicë të Veriut.

Nga ky aksident mbetën të lënduar pesë persona.

Në aksident ishin të përfshira dy vetura.