Presidenca i shpenzon 4 mijë e 600 Euro për dekorimin e objektit për fundvit

 

 

Me afrimin e festave të fundvitit, edhe objekti i Presidencës së Kosovës do të marrë pamje festive. Një tender në vlerë 4 mijë e 600 euro tashmë është dhënë për ta dekoruar objektin për fundvit.

Me këtë kontratë është shpërblyer kompania “Selmans Network”, teksa nënshkrimi ka qenë i planifikuar për sot.

Në dosjen e tenderit të publikuar në platformën e-Prokurimi janë dhënë detaje edhe se në cilat hapësira do të vendosen dekorimet.

Përmes kësaj kontrate parashihen:

-Dekorimi i rrethojës së gjelbër në oborrin e ndërtesës me drita me ngjyrë të ngrohtë për – 20 metra;

-Dekorimi i 5 shtyllave në hyrje të ndërtesës së Kuvendit me degë bredhi me drita me ngjyrë të ngrohtë – 50 metra

-Dekorimi i hapësirës së jashtme në mes të dyerve të hyrjes dhe dritareve të Kabinetit në formë harku me fjongo të mëdha plishi ngjyrë vishnje – 30 metra

-Dekorimi i shkallëve me degë bredhi me drita të ngrohta dhe fjongo plishi ngjyrë vishnje dhe ornamente ngjyrë të verdhë – 25 metra

-Dekorimi i hapësirës së ekspozimit të dhuratave (Këndi i Kurajos dhe hapësirë ekspozuese në Kabinet) me degë bredhi me fjongo plishi ngjyrë vishnje dhe ornamente ngjyrë të verdhë – 25 metra

-4 dekorime rrethore për dyert e Kabinetit

-Dekorimi i kaminit në Kabinet me degë bredhi, qirinj dhe dru articial – (dizajni sipas fotos nr. 5);

-3 pemë të festave të fundvitit për ambient të brendshëm (2.5 m në lartësi) të dekoruara

-30 fjongo të plishit ngjyrë vishnje me gjerësi – 1 metër

-50 kuti dekorative që vendosen poshtë pemës, me dimensione të ndryshme, me nuanca të ngjyrës së verdhë dhe ngjyrës vishnje

-Dekore tjera varësisht nga propozimi i Operatorit ne mënyrë që të duket ambienti sa më festiv.

Në fund, kompania fituese duhet t’i demontojë të gjitha dekorimet në datën e përcaktuara nga Presidenca dhe ta rikthejë objektin në gjendjen e mëparshme.

  • Shkrime të ngjashme

    Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet pas shkarkimit ish-drejtori i Burgut të Durrësit

    Drejtori i shkarkuar i burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, pas arratisjes së Altin Ndocit, është arrestuar nga Policia, si i akuzuar për “shpërdorim detyre”. Pas arratisjes së Ndocit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve zbardhi të gjitha shkeljet që dyshohet të…

    Shifrat e fushatës: Sa ka investuar AAK për zgjedhjet lokale

    KQZ ka bërë publike detajet financiare të fushatës së AAK-së për zgjedhjet lokale të këtij viti. Raporti i paaudituar tregon se partia e Ramush Haradinajt ka shpenzuar mbi 24 mijë euro, kryesisht për reklama, paga dhe detyrime të tjera, duke…