Osmani pret në takim raportuesin Riho Terras: I pashpjegueshëm, i padrejtë dhe i paarsyeshëm vazhdimi i masave të BE-së për Kosovën

 

 

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur  sot në takim raportuesin për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras.

Sipas njoftimit të Presidencës, në takim u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend.  Osmani theksoi se zgjedhjet lokale u zhvilluan në mënyrë plotësisht të lirë, të qetë dhe demokratike dhe se transferimi i pushtetit u bë në mënyrë paqësore.

Presidentja Osmani theksoi se, pavarësisht bashkëpunimit konstruktiv, vazhdimi i masave të BE-së ndaj Kosovës mbetet i pashpjegueshëm, i padrejtë dhe i paarsyeshëm.

Në këtë kontekst, Presidentja Osmani kërkoi mbështetjen e Terras për heqjen sa më të shpejtë të këtyre masave, duke rikujtuar se ato dëmtojnë qytetarët dhe minojnë besimin në procesin e integrimit, teksa Kosova ka përmbushur çdo kërkesë të paraqitur nga partnerët evropianë, thuhet në njoftim.

Sipas Presidentes Osmani, heqja e masave do të ishte një sinjal i fuqishëm për qytetarët dhe një mesazh inkurajues për vazhdimin e reformave.

Më tej, Presidentja Osmani shtroi nevojën që kërkesa e Kosovës për anëtarësim në BE të procedohet sa më parë dhe që anëtarësimi të bëhet në bazë të meritave.

Gjatë takimit, Presidentja prezantoi një sërë të dhënash të institucioneve ndërkombëtare që e pozicionojnë Kosovën në majat e performancës në shumë fusha kyçe, bëhet  e ditur në njoftim.

Terras, fillimisht është pritur në takim nga Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav.

Në një njoftim në platformën “X”, Orav tha se pati nderin ta presë Terrasin në mëngjesin e sotëm, para takimeve që ai do të zhvillojë me përfaqësues të ndryshëm institucionalë dhe politikë në vend.

“E mirëprita këtë mëngjes në Prishtinë Riho Terrasin, raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian, para takimeve të tij me shumë bashkëbisedues. Angazhimi i BE-së me Kosovën, si në nivel lokal ashtu edhe nga Brukseli, mbetet i fortë si gjithmonë, me mundësi të reja në horizont, përfshirë Planin e Rritjes”, ka shkruar Orav.

  • Shkrime të ngjashme

    Policia has në mbi 350 automjete të paregjistruara vetëm në dy javët e para të janarit

    Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm brenda dy jave, ka hasur 353 automjete të paregjistruara vetëm në rajonin e Prishtinës, në kuadër të zbatimit të planit operativ “Sezoni Dimëror”. Sipas Policisë, kjo paraqet problem serioz për sigurinë në trafik,…

    Rinumërohen 216 vendvotime, në 15 komuna përmbyllet procesi

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave. Sipas njoftimit, deri tash në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë rinumëruar 216 vendvotime nga 914 vendvotime. Komunat në të cilat ka përfunduar…