Nuk paraqiti faturë për to, Dogana ia ndalë dy orë luksoze një qytetari në aeroportin “Adem Jashari”0

 

 

Gjatë kontrollit rutinë të udhëtarëve në arritje, në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”, zyrtarët doganorë kanë identifikuar mallra të padeklaruara me vlerë të lartë.

Gjatë skanimit të bagazheve, në njërën nga valixhet e një udhëtari janë gjetur dy orë të reja luksoze, për të cilat personi nuk ka paraqitur faturë apo dokumentacion përcjellës, siç kërkohet sipas procedurave doganore.

Mallrat në fjalë janë ndaluar deri në perfundimin e procedurave përkatëse, ndërsa ndaj personit është inicuar procedurë për kundërvajtje doganore.

Komunikata e plotë:

Prishtinë, 09 dhjetor 2025 – Gjatë kontrollit rutinë të udhëtarëve në arritje, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, zyrtarët doganorë kanë identifikuar mallra të padeklaruara me vlerë të lartë.

Gjatë skanimit të bagazheve, në njërën nga valixhet e një udhëtari janë gjetur dy orë të reja luksoze, për të cilat personi nuk ka paraqitur faturë apo dokumentacion përcjellës, siç kërkohet sipas procedurave doganore.

Mallrat në fjalë janë ndaluar deri në perfundimin e procedurave përkatëse, ndërsa ndaj personit është inicuar procedurë për kundërvajtje doganore.

Dogana e Kosovës rikujton të gjithë qytetarët dhe udhëtarët për detyrimin e deklarimit të mallrave me vlerë të lartë, duke theksuar se çdo mosdeklarim paraqet shkelje ligjore dhe mund të rezultojë në masa ndëshkuese.

 

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…