“Njeri shumë i fortë, e dua shumë”, Trump lavdëron Presidentin Erdogan

 

 

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në intervistën e tij të fundit për Politico, ka folur me tone shumë pozitive për Presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan. Duke u ndalur te marrëdhëniet mes dy vendeve dhe bashkëpunimi personal mes tyre, Trump vlerësoi lart rolin dhe udhëheqjen e Erdoganit.

“Erdogani është miku im, ai është një njeri shumë i fortë. E dua shumë. Ai ka ndërtuar një vend të fortë dhe një ushtri të fortë gjatë viteve”, u shpreh Trump.

Ai shtoi se shpeshherë ndërmjetësimi i tij kërkohet nga udhëheqës të tjerë kur kanë vështirësi në komunikim me Presidentin turk, transmeton Indeksonline

“Sa herë që dikush ka një problem me të, më kërkon t’i telefonoj sepse nuk mund të flasin me të. Ai është një njeri shumë i ashpër. Ne gjithmonë gjejmë zgjidhje dhe i zgjidhim shumë shpejt. Ai është shumë ndryshe nga udhëheqësit e tjerë”, deklaroi më tej ish-presidenti amerikan.

Në intervistë, Trump dha edhe vlerësime të gjera mbi zhvillimet globale, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunëve strategjike dhe marrëdhënieve të forta ndërkombëtare.

 

  • Shkrime të ngjashme

    Bie blloku A3 i termocentralit “Kosova A”

    Njësia A3 e termocentralit “Kosova A” ndodhet aktualisht jashtë funksionit, raporton Kosova Free Voice Agency. Kështu merr vesh Periskopi përmes burimeve , por nuk dihet arsyeja. Ndërsa ,Korporata Energjetike e Kosovës gjatë ditës së djeshme njoftoi se po operojnë njëkohësisht…

    NATO: Kroacia tani do të mbrojë qiellin e saj me Rafale

    NATO ka njoftuar se Kroacia po hyn në një epokë të re të mbrojtjes së saj ajrore, pasi do të marrë plotësisht përgjegjësinë për mbrojtjen e hapësirës së saj ajrore me aeroplanë luftarakë modernë Rafale. Siç thekson NATO në njoftim,…