KFOR publikon foto nga patrullimet e ushtarëve turq në kufi

 

 

KFOR ka publikuar fotografi nga patrullimet e ushtarëve turq në kufi me Serbinë.

Në njoftim thuhet se këto janë aktivitete të përditshme, teksa vlerësohet kontributi i tyre në stabilitetin rajonal.

“Ushtarët turq të Batalionit të Forcës Rezervë Operative (ORF), që janë pjesë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, vazhdojnë aktivitetet e tyre të përditshme përgjatë Vijës Administrative Kufitare (ABL) dhe në gjithë territorin e Kosovës. Ata kryejnë patrullime për të siguruar një prani të dukshme në terren, duke rritur vëzhgimin dhe njohjen e situatës. Me profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre, ata kontribuojnë në stabilitetin rajonal dhe luajnë një rol të rëndësishëm në misionin e KFOR-it për të garantuar një ambient të qetë dhe të sigurtë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftim./Reporteri.net

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…