Fehmi Kupina zgjidhet kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës

 

 

Fehmi Kupina është zgjedhur kryesues i Kuvendit të Prishtinës.

Kupina është zgjedhur në këtë pozitë me31 vota për.

Në seancën e sotme, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, u betua para asamblistëve të rinj në mbledhjen inauguruese të Kuvendit Komunal.

Në ceremoninë solemne, Rama u betua se do t’i kryejë gjitha detyrat si udhëheqës i kryeqytetit me ndershmëri, besnikëri, në mënyrë të paanshme dhe në pajtim me ligjin.

Pas betimit, Rama ka thënë se shpreson se në këtë mandat nuk do të ketë bllokada të kalkuluara politikisht, por që të punohet bashkërisht për të mirën e qytetarëve të Prishtinës.

 

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…