Botë Lajme

“Falemnderit që na besuat drejtimin e kryeqytetit”, Përparim Rama betohet si Kryetar i Prishtinës

 

 

Përparim Rama ka marrë zyrtarisht timonin për të udhëhequr Komunën e Prishtinës.

Ai është betuar gjatë seancës inaugurale të Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Përveç Ramës, betimin e kanë bërë edhe anëtarët e rinj të Kuvendit Komunal.

Përndryshe, Rama do udhëheq për herë të dytë me kryeqytetin, pasi fitoi në zgjedhjet lokale ndaj Hajrullah Çekut të Vetëvendosjes.