Digjet një depo e “Viva Fresh Store” në Prishtinë, intervenojnë zjarrfikësit

 

 

Një zjarr ka shpërthyer pasditen e së martës në depon e marketit “Viva Fresh Store” në Prishtinë, e cila po shfrytëzohej si zyrë administrative.

Zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe situata tashmë është vënë nën kontroll.

Lajmin e ka konfirmuar komandanti i Zjarrfikësve për kryeqytetin, Samed Shkodra, i cili theksoi se nuk raportohet për persona të lënduar.

“Ka qenë një zjarr në depo-n e Vivës që është shfrytëzuar për administratë. Zjarri është nën kontroll. Çdo gjë është nën kontroll, nuk flitet për ndonjë shpërndarje të zjarrit. Janë duke kontrolluar edhe kulmin e depos. Nuk raportohet për persona të lënduar”, deklaroi ai.

Shkodra shtoi se zona po monitorohet për të shmangur çdo rikthim të mundshëm të flakëve.

Sipas të dhënave të para, bëhet fjalë për një zyre të improvizuar brenda hapësirave të depos, të cilat shfrytëzoheshin nga marketi për nevoja administrative. Shkaku i zjarrit ende nuk dihet dhe pritet të hetohet nga autoritetet përkatëse

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…