Arrestohen anëtarët e një bande vrasësish me pagesë në Greqi, mes tyre 4 shqiptarë

 

 

Anëtarët e një organizate kriminale vrasësish me pagesë janë vënë në pranga nga autoritetet greke. Policia greke ka dyshime se të arrestuarit janë përfshirë në tentativën e vrasjes së një personi shtatorin e vitit të kaluar.

Sipas informacioneve, anëtarët e bandës u prangosën mëngjesin e së martës.

Të arrestuarit janë dy grekë dhe katër shqiptarë. Njëri prej shqiptarëve, i cili njihet me nofkën “Demos”, ishte akuzuar edhe në të kaluarën për vrasje dhe atentate.

Hetimi i policisë gjeti katër kallashnikovë dhe tre pistoleta. U gjetën gjithashtu sasi kokaine dhe parash. Ende nuk janë bërë të ditura detaje të mëtejshme dhe identiteti i të arrestuarve pasi vijonë ende hetimet.

 

  • Shkrime të ngjashme

    Përfundon rinumërimi në Kaçanik – një kandidateje i hiqen 100 vota

    Kaçaniku është komuna e dytë e cila ka përfunduar procesin e rinumërimit të votave, një ditë pas Komunës së Dragashit. Bazuar në të dhënat e fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dallime të konsiderueshme janë vërejtur në mes numërimit të…

    Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur

    Një përplasje midis një autobusi dhe një treni vrau një person dhe plagosi dhjetë të tjerë në zonën e portit të Hamburgut këtë të premte, tha shërbimi zjarrfikës për AFP. Të gjithë të plagosurit ishin brenda autobusit, përveç burrit që…