Kosovë Kronika- Zezë Lajme

Aksident mes dy veturave në Leposaviq – lëndohen pesë persona, njëri në gjendje të rëndë

 

 

Një aksident mes dy veturave ka ndodhur në Leposaviq, ku si pasojë janë lënduar pesë persona.

Zyrtari nga njësia e planifikimit dhe vlerësimit operacional në Mitrovicë të Veriut, Erduan Baliqi, ka deklaruar për Reporteri.net se një nga të lënduarit është në gjendje të rëndë.

“Njëri prej të lënduarve është i lënduar rëndë. Gjendet në repartin intenziv, është në gjendje të rëndë”, ka deklaruar Baliqi.