Zbulohet barnatore me barna ilegale në Ferizaj

 

 

Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë zhvilluar një kontroll operacional në një barnatore në qytetin e Ferizajt, ku kanë zbuluar një sasi të konsiderueshme barnash të futura në mënyrë të paligjshme në tregun farmaceutik, raporton KFVA.

Sipas njoftimit, doganierët kanë konstatuar se një pjesë e produkteve medicinale po qarkullonin pa banderola, duke mos kaluar përmes procedurave të rregullta doganore. Sipas Doganës, kjo përbën rrezik të drejtpërdrejtë për shëndetin publik, pasi barnat e tilla nuk i nënshtrohen kontrolleve zyrtare të cilësisë dhe sigurisë.

“Në total janë konfiskuar 153 copë artikuj medicionalë të llojeve të ndryshme, duke përfshirë preparate që qarkullojnë vetëm me recetë, produkte terapeutike për sëmundje kronike, medikamente dermatologjike, antiepileptikë, antihipertensivë dhe produkte të tjera farmaceutike të ndjeshme. I gjithë malli është konfiskuar sipas procedurave ligjore dhe është dërguar në depot doganore për trajtim të mëtejshëm, ndërsa rasti është iniciuar si kundërvajtje doganore sipas Kodit Doganor dhe Akcizave të Republikës së Kosovës.Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në forcimin e kontrollit në tregun farmaceutik, me qëllim mbrojtjen e shëndetit publik dhe parandalimin e qarkullimit të barnave të pasigurta.”, thuhet në njoftimin e doganës.

  • Shkrime të ngjashme

    Kurti, Hamza e Abdixhiku dalin me vota minus nga rinumërimi – një kandidat i VV’së 228 vota më pak

    Në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave, që erdhi pas mospërputhjeve gjatë verifikimit të votave të kandidatëve për deputetë. Sipas KQZ’së, nga rinumërimi dikush ka dalë mbi 220 vota më pak. Sipas rezultateve nga 227 vendvotimet e…

    “Pezullim i përkohshëm”, ambasada amerikane flet pas vendimit për vizat imigruese

    Departamenti amerikan i Shtetit të mërkurën dha lajmin se ka marrë vendim për pezullimin e përpunimit të vizave të imigrantëve për qytetarët e 75 vendeve, përfshirë edhe Kosovën. Ambasada amerikane ka dhënë shpjegime. Pas publikimit nga presidenti amerikan, Donald Trump,…