Vuk? Ra sërish një njësi në Obiliq, KEK thotë se prodhimi është ‘i qëndrueshëm’

 

 

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka bërë të ditur se njësia A3 e Termocentralit “Kosova A” është aktualisht jashtë funksionit, pas rikthimit nga remonti dhe identifikimit të nevojës për ndërhyrje të mëtejshme teknike.


Këtë e ka konfirmuar për KosovaPress zëdhënësi i KEK-ut, Skënder Bucolli, i cili siguroi se prodhimi dhe furnizimi me energji elektrike vazhdojnë pa ndërprerje, pavarësisht situatës me njësinë A3. Ai bëri të ditur se Korporata po operon normalisht me njësi të tjera funksionale.

“Korporata Energjetike e Kosovës ju njofton se sot, më datë 08.12.2025, është duke operuar me njësinë A4 të TC Kosova A, si dhe me njësitë B1 dhe B2 të TC Kosova B, me një kapacitet të përgjithshëm prodhues prej 14,640 MËh”, ka deklaruar Bucolli.

Ai shtoi se njësia A3, e cila ka qenë në remont që nga 31 tetori, pas rifillimit ka rezultuar të ketë nevojë për sanime shtesë teknike gjatë kësaj jave.

“Vlen të theksohet se njësia A3 ka qenë në remont që nga data 31 tetor dhe, pas startimit të saj, është vlerësuar nevoja për ndërhyrje dhe sanime shtesë teknike gjatë kësaj jave. Megjithatë, sasia e energjisë së kësaj njësie është kompensuar dhe, bazuar në planin e nominuar nga KEK, nuk ka mungesë të prodhimit me energji elektrike”, tha Bucolli në një përgjigje me shkrim për KosovaPress.

KEK thekson se po i përmbush në mënyrë të plotë obligimet operacionale dhe kontraktuale, duke garantuar furnizim të qëndrueshëm dhe pa ndërprerje për konsumatorët, në një periudhë kur kërkesa për energji elektrike po rritet me hyrjen në stinën e dimrit raporton Kosova Press përcjell KFVA..

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…