Ulutas e pret në takim Kurtin me dy ministra, KFOR tregon për çka folën

 

 

Komandanti i KFOR’it, Ozkan Ulutas, është takuar sot me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.

Për këtë takim ka njoftuar KFOR’i në faqen zyrtare, ku ka bërë me dije se bashkë me Kurtin kanë qenë edhe Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci si dhe ai i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Sipas njoftimit, Ulutas dhe Kurti kanë shkëmbyer mendime mbi forcimin e bashkëpunimit ndërmjet KFOR’it dhe institucioneve të Kosovës, shkruan KFVA,

“Gjeneral Ulutaş theksoi angazhimin e palëkundur të KFOR-it për të vazhduar kontributin në sigurinë në gjithë Kosovën dhe rajon”, theksohet në njoftim.

Në fund të njoftimit thuhet se KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)./KFVA.

 

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…