Të gjitha partitë dorëzojnë listat në KQZ: 1 mijë e 181 kandidatë në garë për deputetë

 

 

Të gjitha subjektet politike të regjistruara për garën e ardhshme zgjedhore kanë dorëzuar zyrtarisht listat me emrat e kandidatëve për deputetë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Me këtë hap është përmbyllur afati ligjor për paraqitjen e kandidatëve, ndërsa KQZ do të fillon procesin e verifikimit dhe certifikimit, i cili u hap rrugë përgatitjeve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Sipas të dhënave të publikuara, gjithsej 24 subjekte politike kanë dorëzuar listat përkatëse, përfshirë partitë më të mëdha parlamentare dhe përfaqësues të komuniteteve jo–shumicë.

Numri i kandidatëve të paraqitur nga subjektet varion ndjeshëm, nga lista me vetëm një kandidat e deri te listat e plota me 110 kandidatë.

Ndër subjektet që kanë dorëzuar listat maksimale prej 110 kandidatësh janë:

Lëvizja Vetëvendosje!

Partia Demokratike e Kosovës (PDK)

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)

Nisma Socialdemokrate

Në listën e subjekteve pjesëmarrëse përfshihen edhe parti të komuniteteve turke, boshnjake, rome, ashkali, egjiptiane, gorane dhe serbe, si dhe nisma qytetare të ndryshme, duke garantuar pluralizëm dhe përfaqësim të gjerë në procesin zgjedhor.

Në total, subjektet politike kanë dorëzuar 1,181 kandidatë për t’u shqyrtuar nga KQZ.

Pas verifikimit të dokumentacionit dhe kushteve ligjore, KQZ pritet të publikojë listën përfundimtare të kandidatëve të certifikuar për zgjedhjet e ardhshme.

 

  • Shkrime të ngjashme

    Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet pas shkarkimit ish-drejtori i Burgut të Durrësit

    Drejtori i shkarkuar i burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, pas arratisjes së Altin Ndocit, është arrestuar nga Policia, si i akuzuar për “shpërdorim detyre”. Pas arratisjes së Ndocit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve zbardhi të gjitha shkeljet që dyshohet të…

    Shifrat e fushatës: Sa ka investuar AAK për zgjedhjet lokale

    KQZ ka bërë publike detajet financiare të fushatës së AAK-së për zgjedhjet lokale të këtij viti. Raporti i paaudituar tregon se partia e Ramush Haradinajt ka shpenzuar mbi 24 mijë euro, kryesisht për reklama, paga dhe detyrime të tjera, duke…