Pas katër netësh koncert në Prishtinë, Alban Skënderaj mirëpritet nga Kurti

 

 

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, ka mirëpritur artistin shqiptar Alban Skënderaj.

Kurti e ka përshkruar takimin si një mundësi për të promovuar artin dhe kulturën shqiptare. Në postimin e tij në Instagram, kryeministri shpreh entuziazmin për vizitën e Skenderajt dhe e përgëzon për kontributin në muzikë dhe kulturë.

Vizita e Skënderajt përkon me serinë e tij të koncertit në Prishtinë, ku ai performoi për katër netë radhazi në palestrën “1 Tetori”, duke sjellë një energji të veçantë dhe emocione të paharrueshme.

Postimi i plotë i Kurtit (pa ndërhyrje):

“Në bisedën time të parë të gjatë me Alban Skënderaj, diskutuam për energjinë, lirinë, progresin dhe kureshtjen që gëzon rinia shqiptare sot.

Kosova dhe Shqipëria përpara kanë vetëm zhvillimin e pakthyeshëm, të cilit i prin edhe arti e kultura e artistëve tanë të shumtë.

Ndërkohë për katër netë me radhë ai emocionoi shumë dashamirës të muzikës së tij, me performanca mbi dy orëshe në palestrën “1 Tetori” të Prishtinës.

Përgëzime Albanit për koncertet e tij të jashtëzakonshme në Prishtinë.

I uroj edhe shumë dekada të tjera karrierë të suksesshme”.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…