Nga politika te Hollywoodi: Trump përfshihet në marrëveshjen Netflix–Warner Bros

 

 

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar të dielën e datës 7 dhjetor, se do të ketë një rol në vendimin për marrëveshjen prej 72 miliardë dollarësh midis Netflix dhe Warner Bros Discovery. Ai paralajmëroi se bashkimi i këtyre dy gjigantëve të industrisë së argëtimit mund të ngrejë shqetësime për përqendrimin e tregut.

“Do të jem i përfshirë në atë vendim,” tha Trump për gazetarët teksa mbërriti në Qendrën Kennedy për ceremoninë vjetore të ndarjes së çmimeve.

Siç shkruan Reuters, Netflix ra dakord të premten të blejë studiot televizive, filmike dhe divizionin e transmetimit të Warner Bros Discovery për 72 miliardë dollarë, një marrëveshje që do t’i jepte kontrollin e një prej aseteve më të çmuara të Hollywood-it pionierit të transmetimit online.

Trump nuk tha nëse ishte pro miratimit të marrëveshjes, por theksoi rrezikun e një përqendrimi të fuqisë së tregut në industrinë e argëtimit.

“Këtë do ta thonë disa ekonomistë… Por është një pjesë e madhe e tregut. Pa dyshim që mund të jetë problem,” tha Trump.

  • Shkrime të ngjashme

    Policia has në mbi 350 automjete të paregjistruara vetëm në dy javët e para të janarit

    Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm brenda dy jave, ka hasur 353 automjete të paregjistruara vetëm në rajonin e Prishtinës, në kuadër të zbatimit të planit operativ “Sezoni Dimëror”. Sipas Policisë, kjo paraqet problem serioz për sigurinë në trafik,…

    Rinumërohen 216 vendvotime, në 15 komuna përmbyllet procesi

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave. Sipas njoftimit, deri tash në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë rinumëruar 216 vendvotime nga 914 vendvotime. Komunat në të cilat ka përfunduar…