Kosovë Lajme

Nesër varroset 47 vjeçarja që u gjet e vdekur në Lumbardh të Klinës

 

 

Gruaja që u gjet e vdekur në Lumbardh të Klinës do të varroset nesër. Trupi i pajetë i Hanumshahe Miftarit u gjet dje në lumin e fshatin Grabanicë të Klinës.

Të shtunën, bashkëshorti i saj e kishte raportuar zhdukjen e saj në Polici.

Për varrimin ka njoftuar familja e 47-vjeçares, shkruajnë mediat lokale.

Varrimi do të bëhet në fshatin Brovinë të Gjakovës.