Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti këtë javë pritet të jetë me riga të lehta shiu, por në përgjithësi do të jetë stabil dhe me diell.
Dita e hënë do të nisë me mot të vranët dhe vende-vende me riga shiu. Nga e marta pritet stabilizim i kushteve meteorologjike, pasi vendi ynë do të ndikohet nga masa ajri me presion të qëndrueshëm atmosferik, të cilat do të kushtëzojnë mot më stabil dhe temperatura rreth vlerave të mesatareve për këtë periudhë.
Të martën, të mërkurën dhe të enjten në mëngjes pritet paraqitje e mjegullës, e cila mund të vështirësojë qarkullimin në komunikacion, prandaj pjesëmarrësve në komunikacion ju këshillojm kujdes të shtuar.
E hënë:
Moti i vranët dhe vende-vende me riga shiu.
Temperaturat minimale: 2 deri 4°C
Temperaturat maksimale: 5-8°C
Era: Kryesisht nga jugperendimi me shpejtësi 1-4m/s..
E martë:
Mot i vranët dhe me intervale me diell.
Temperaturat minimale: -2 deri 0C
Temperaturat maksimale:7-10°C
Era: nga veriperendimi, me shpejtësi 1-5m/s
E mërkurë:
Moti i vranët dhe me interval me diell.
Temperaturat minimale: -1 deri 1 °C
Temperaturat maksimale: 9-12°C
Era: kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-6m/s.
E enjte:
Mot i vranët dhe me intervale me diell.
Temperaturat minimale: -1 deri 2°C
Temperaturat maksimale: 7-10°C
Era: nga jugperendimit, 1-5 m/s
E premte:
Mot i vranët dhe me intervale me diell.
Temperaturat mnimale: 1-4 °C
Temperaturat maksimale: 7-9°C
Era: e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperendimit.






