“Kujdes nga lajmet e rreme”, Ambasada hedh poshtë pretendimet se tregu zviceran po kërkon punëtorë të huaj

 

 

Lajmet se në Zvicër po kërkohen 85 mijë punëtorë të huaj me paga që prekin vlerën 6.500 euro u përhapën shumë ditët që lamë pas.

Zërave të tillë u ka reaguar vetë Ambasada e Zvicrës në Kosovë, duke e demantuar një gjë të tillë.

Sipas reagimit të ambasadës zvicerane, ky informacion është i rremë dhe kuotat për shtetasit e vendeve të treta (shtetet jo-Shengen) mbeten të pandryshuara për vitin 2026.

“Kujdes nga lajmet e rreme! Kohët e fundit, mediat sociale dhe gazetat online kanë përhapur pretendime se Zvicra po hap tregun e saj të punës për 85,000 punëtorë të huaj. Këto raportime janë të rreme!”, është thënë në fillim të reagimit të ambasadës zvicerane.

Më pas theksohet se “siç thuhet në njoftimin zyrtar për shtyp të 19 nëntorit 2025, Këshilli Federal Zviceran ka vendosur të ruajë kuotat ekzistuese për shtetasit e vendeve të treta (shtetet jo-Shengen) për vitin 2026”.

“Një maksimum prej 8,500 punëtorësh dhe specialistësh të kualifikuar nga vendet e treta mund të rekrutohen në Zvicër vitin e ardhshëm. Kjo përfshin 4,500 leje qëndrimi (B) dhe 4,000 leje afatshkurtra (L)”, ka shtuar reagimi i Ambasadës së Zvicrës në Kosovë.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…